Për shkak të masave të ndërmarra kundër përhapjes së koronavirusit të ri (COVID-19), dyert e xhamive në vendet e rajonit kanë qenë të mbyllura për besimtarët muslimanë të cilët sonte me rastin e Natës së Kadrit tubohen nëpër xhami për të kryer lutjet në këtë natë që konsiderohet një nga netët më të rëndësishme të kalendarit islam, raporton Anadolu Agency (AA).
Nata e Kadrit është në dhjetë ditët e fundit të muajit të Ramazanit, muajit më të rëndësishëm të kalendarit islam i cili është në përfundim. Pjesa dërrmuese e besimtarëve, në kushte normale para shpërthimit të pandemisë këtë natë e kalonin në lutje dhe adhurim, lexim të Kur’an-it, si dhe qëndrim në xhami.
Sikurse në shumë vende të botës që zbatojnë masa të rrepta kundër pandemisë COVID-19, përfshirë edhe mbylljen e xhamive shkaku i orës policore dhe rregullave për grupimin në masë, edhe në Maqedoninë e Veriut, Shqipëri dhe Kosovë të njëjtat ishin të mbyllura