“Një natë e jashtëzakonshme” e përshkroi Richard Grenell, emisar special i SHBA-së për dialogun, gostinë që kishte në Beograd me zyrtarët serbë, përfshirë presidentin Aleksander Vuçiq dhe kryeministren, Ana Bërnabiq.
Nën tingujt e muzikës amerikane, me verë e ushqime, Grenell publikoi një video të festës së mbrëmshme në Beograd, ku të pranishëm ishin delegacioni amerikan dhe zyrtarët e qeverisë dhe presidencës serbe.
“Nderin” e gostisë, Grenell, Vuçiqit ia ktheu me një dhuratë, që në dukje në fotografinë e postuar nga Vuçiq duket të jetë një libër.
“Faleminderit Richard Grenell, për përkushtimin dhe punën e mirë për regjionin. Dhe faleminderit për dhuratën e mrekullueshme”, ka shkruar Vuçiq.
Libri që Grenell ia ka dhuruar Vuçiqit ka të bëj me dekorimin e Shtëpisë së Bardhë dhe enterierin e saj ndër vite.
Ky libër bën fjalë për stilet e veçanta të familjeve presidenciale që kanë qëndruar ndër vite në Shtëpinë e Bardhë.