Nasuf Beqiri (Kaçaki) nga sot në grevë urie në paraburgimin e Shutkës!

Nga sot i dënuari  me burgim të përjetshëm Nasuf Beqiri (Kaçaki) në rastin e “Lagjes së trimave” ka filluar me grevë urie.

Ai ka hyrë në grevë urie për shkak se, nuk ja kanë lejuar ushqimin që i’a kanë sjellë familjarët.

Nasuf Beiqiri për Pa Censurë tha: “Ushqimin që na e servon burgu as një qen nuk do ta kish ngrënë, ne mish për herë të fundit kemi ngrenë për Vitin e Ri. Për darkë kemi 2 “zdenka” ose 1 pjatë me kos. Në qoftë se burgu do na ofronte ushqim, as ne nuk do t’i kishim munduar familjarët të na sjellin ushqim edhe për to ky është harxhim dhe mundim. Por nuk e kuptoj pse në burg edhe nuk na japin ushqim edhe na e ndalojnë atë që na e sjellin familjarët. Ata dëshirojnë që ne të vdesim”

Nasuf Beqiri kërkon që të vizitohet nga Avokati i Popullit dhe të ngritet zëri, për problemin me të cilin ato përballen.

I dënuari me burgim të përjetshëm Nasuf Beqiri edhe pse i është shqiptuar dënimi, atë vazhdojnë ta mbajnë në paraburgim në Shutkë. /Pa Censurë