Nasim Haradinaj: Nuk frikësohem nga Specialja, sa kam mujt kam vra ushtarë serbë – çmend e shashtris i kem


Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës (OVL), së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), në një intervistë në vitin 2018, kishte thënë se nuk frikësohet nga Gjykata Speciale dhe e kishte pranuar publikisht që kishte vrarë ushtarë serbë.

Përfaqësuesi i veteranëve të UCK’së, Nasim Haradinaj, në një intervistë për T7 në tetor të 2018’ës kishte thënë se nuk i frikësohet aspak Gjykatës Special dhe më pas e kishte pranuar se ka vrarë ushtarë serbë, por jo aq sa ka pasur dëshirë. ka thënë se nuk i frikësohet Gjykatës Speciale dhe se e pranon publikisht që ka vrarë ushtarë serbë.

Haradinaj ishte shprehur i revoltuar për krijimin e një Gjykate që trajton njëanshëm krimet e luftës.
Ai kishte thënë se nuk frikësohet nga një institucion i tillë, që sipas Haradinajt, është krijuar padrejtësisht për gjykuar shqiptarët, e jo serbët në luftën e fundit në Kosovë.

Përfaqësuesi i veteranëve ka thënë se ai dhe UÇK’ja ka vrarë ushtarë serbë, dhe thotë se i mbetet hatri që nuk ka vrarë më shumë.

“Kam vra ushtarë serbë sa herë që kam pasur shancën. I them familjes time se më vjen keq që nuk kam vra aq sa më ka dashur qejfi. Më vjen keq që m’i kanë vra shokët, por më vjen mirë që i kam vrarë serbët”, ka thënë Haradinaj.

Më pas gazetari e kishte pyetur se a ka vrarë UÇK shumë ushtarë serbë në Dukagjin, Nasim Haradinaj thoshte se kemi vrarë sa kemi mundur.

“Kemi vrarë sa kemi mundur, çmend i kem, shashtris i kem”, kishte thënë Haradinaj.
Më poshtë keni intervistën e tij.