Nasim Haradinaj: Ibrahim Rugova ishte tradhtar dhe pijanec

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj, ka ngritur një varg akuzash për presidentin e ndjerë të Kosovës, Ibrahim Rugova.
I ftuar në emisionin “Frontal”, në televizionin T7, Haradinaj e ka quajtur Rugovën tradhtar.

“Sa ishte Rugova, (Sllobodan) Millosheviqi ka hequr prej punës krejt klasën punëtore, ka hequr shtypin, ky t’ia ruajë qetësinë, unë nuk di argat më të mirë që i ka bërë dikush Milloshit, për mua asnjë emër tjetër nuk ka, veç tradhti”, është shprehur Haradinaj.
“Bile o është efekti i tradhtisë, o është efekti i konjakut. Ai ka kryer detyrën e tradhtarit dhe të pijanecit, dy sende janë”, ka deklaruar ai.
Haradinaj ka thënë se vrasjet e pasluftës në vend nuk janë politike, dhe se ato mund të kenë ndodhur për shkak të luftës për karrierë brenda partive, duke iu referuar në këtë rast Lidhjes Demokratike të Kosovës.