Naser Ziberi nga Kërçova: Fitorja jonë nuk është në dëm të qytetarëve por në dëm të LSDM-së dhe VMRO-së

Kandidati për Kryeministër në Republikën e Maqedonisë së Veriut, z.Naser Ziberi së bashku me Shtabin Qendror Zgjedhorë të BDI-së, qëndroi në komunën e Kërçovës, ku para të pranishmëve elaboroi se pse me datë 15
korrik të këtij viti në këto zgjedhje të parakohshme parlamentare duhet të rrethohet numri 9-të.

“Këto zgjedhje kanë një rëndësi të veçantë sepse me 15 korrik nuk do të prodhojmë një kryeministër të LSDM-së dhe VMRO-së, por duhet të prodhojmë një kryeministër që jep garanci për barazi dhe ky kryeministër është i mbështetur nga vetë ideja që e ka dhënë kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim z. Ali Ahmeti,” u shprehë në fillim të fjalimit
të tij kandidati për kryeministër të RMV-së, z.Ziberi.

Në vazhdim të fjalimit, z.Ziberi tha se janë numëruar shumë projekte të realizuara deri më tani që nuk mund të mohohen nga askush por për të ecur përpara dhe për ti rritur kapacitet e për ta bërë Maqedoninë një vend të barabartë e me perspektivë nevojitet unitet.

“Sot përballemi me pandeminë dhe kjo pandemi kërkon bashkim. Kemi sfidën që e kemi përball anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe kjo gjë kërkon unitet, por ky unitet kërkon barazi dhe drejtësi. A mund të themi se kjo
barazi është e mjaftueshme! A është Maqedonia shtet me vlera evropiane dhe demokratike ku dy kryetarët e partive më të mëdha maqedonase janë të antagonizuar në skajshmëri mirëpo kur është vjen puna për kryeministrin
shqiptarë ata tregtojnë me deputet në mes vete! Mund të flasim për një Maqedoni, me vlera evropiane kur kemi kundërshtarë që është kundër asaj që unë deklaroj se fëmijët tanë duhet të mësojnë gjuhën e njeri tjetrit
dhe të kuptohemi më mirë! A mund të themi se jemi shtet evropian kur rijmë para një himni i cili na përjashton?! Padyshim që përgjigja është JO dhe prej këtu buron ideja e z. Ahmetit që të bëjmë betejën përfundimtare që të kemi një kryeministër shqiptarë dhe një Qeveri që do të eliminoj edhe barrierat e fundit për arritjen e këtij synimi,”
theksoi Ziberi.

Kandidati për kryeministër të RMV-së, Ziberi shtoi se ideja e z.Ahmetit do të jetë si një udhërrëfyes i parë në Qeverinë e ardhshme ku do të krijohet instrumenti që do të detyrojë kundërshtarin politik që duke u ulur në tavolinën e bisedimeve vendimet të merren me pëlqim të përbashkët.

“Kemi një program që do të realizoj barazinë e vërtet duke krijuar një gjykatë që do të merret me hetimin e të gjitha rasteve gjyqësore të motivuara qoftë etnikisht apo politikisht. Ne do të jemi luftëtarë të një barazie ekonomike, prandaj të gjitha investimet kapitale do ti shpërndajmë në mënyrë të barabartë për gjithë qytetarët në vend. Këto
përcaktime tona i shqetësojnë kundërshtarët tonë sepse e dinë se fitorja është në të mirën e qytetarëve dhe në dëm të atyre që duan ta mbajnë këtë sistem mbi polar dhe të antogonizuar. Fitorja jonë nuk është në dëm të qytetarëve por në dëm të LSDM-së dhe VMRO-së. Të dashur qytetarë me 15 korrik na bashkoheni në fitoren tonë të madhe, na bashkoheni që duke rrethuar numrin 9 –të, rrethoni perspektivën tuaj, rrethoni kryeministrin e parë shqiptarë,” tha në fund të fjalimit të tij z. Ziberi.