Naser Selmani: Merko pasi e paditi Qokun a do e padis edhe DASH?!

Ramiz Merko ka paditur për shpifje këshilltarin e Kryeministrit të Kosovës për marrëdhëniet me Maqedoninë e Veriut, Bekim Qokun.

Për këtë ka reaguar edhe gazetari i njohur, Naser Selmani, i cili mes tjerash ka shkruar: “Nëse Ramiz Merko është konsistent tani duhet të padit departamentin e shtetit amerikan për shpifle për akuzat për korrupsion, ashtu siç ka paditur aktivistin Bekim Qoku! Nëse Merko nuk padit amerikanët atëherë padia kundër Qokut për shpifje është e pavlefshme.
Ky është ai soj politikani me mentalitet bizantin që të dobtin e shkel, ndërsa të fortit i përkulet!
Blinken nuk është si Qoku a?!”

Ndryshe, Qoku publikoi në rrjetin e tij social dokumentet e padisë, bashkë me raportin disafaqesh të psikiatrit për Ramiz Merkon. Shkaku i padisë, sipas Qokut, është një postim një “facebook” ku e quan “të korruptuar” kreun e Strugës. Kjo padi, ka ardhur para se Departamenti amerikan i Shtetit ta shpallë Ramiz Merkon “non grata” për korrupsion masiv.