Naser Nuredini: Inverterët nuk janë zgjidhje për ndotjen e ajrit

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini në TV21, tha se inverterët nuk janë zgjidhje për ndotjen e ajrit.

“Kemi një përmirësim por nuk do të jetë diçka e drastike dhe mendoj se ne duhet të jemi të vetëdijshëm për këtë. Do të ketë një përmirësim por kjo nuk është zgjidhja. Janë diku rreth 10 mijë amvisëri dhe ka edhe më shumë amvisëri ose shtëpi në vendin tonë se vetëm aq dhe ajo që ne duhet të bëjmë është të punojmë në efikasitetin energjetik në çdo shtëpi, si t’i motivojmë qytetarët tanë të lidhen në nxehjet qendrore se sa të përdorin lëndë djegëse të ngurta. Gjithashtu duhet të mendojmë edhe për faktin se prej nga vjen energjia elektrike, sepse inverterët përdorin energji elektrike, sigurisht janë më efikase por ne duhet gjithashtu të shohim se sa energji është gjeneruar nga termocentrali në Manastir sepse termocentrali në Manastir përdorë thëngjill, një nga ndotësit më të mëdhenjtë të vendit tonë”, deklaroi në TV21, Naser Nuredini – Ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.