NASA: Toka është e sigurt për 100 vjet nga goditja e asteroidit

gjencia hapësinore NASA njoftoi këtë javë se vëzhgimet e reja të teleskopit kanë përjashtuar çdo mundësi që asteroidi Apophis të godasë Tokën më 2068, njofton AP.

Ky është i njëjti shkëmb hapësinor që supozohej se do të afrohej në tokë më 2029 dhe përsëri më 2036. NASA përjashtoi çdo mundësi që një përplasje mes tokës dhe këtij shkëmbi mund të ndodhë në dy vitet e lartpërmendura.
I zbuluar për herë të parë në 2004-en, Apophis tani është zyrtarisht jashtë “listës së rrezikut” të asteroidit të NASA-s.

Shkencëtarët ishin në gjendje të përsosin orbitën e Apophis rreth diellit falë vëzhgimeve të radarëve në fillim të këtij muaji, kur asteroidi kaloi me shpejtësi 17 milionë kilometra.
Apophis do të kthehet sërish më 13 prill 2029, në afërsi prej 32 mijë kilometrave, duke u mundësuar astronomëve të marrin një pamje të mirë.

Sapo Ndodhi: