NASA: Rriten shanset që asteroidi gjigant të go*dasë tokën

Agjencia Amerikane e Hapësirës dhe Aeronautikës (NASA) thotë se tani toka është më e rre*zikuar që të go*ditet nga asteroid “Bennu”. Më parë, sipas NASA-s mundësitë ishin 1 në 2 700, kurse tani pas ndjekjes së trajektores së këtij asteroid, shanset janë ulur në 1 në 1 759.

Por, gjithsesi mundësia reale që një gjë e tillë të ndodhë, sërish mbeten të pakta. Përditësimi bazohet në të dhënat që NASA ka mbledhur nga anija Osiris-Rex që po vëzhgon asteroidin që prej 2018.
Në tetor të vitit të kaluar, Osiris-Rex u ul në sipërfaqen e asteroidit dhe mori një pjesë shkëmbi nga sipërfaqja e “Bennu”. Nga të dhënat e mbledhura gjatë dy vit e gjysmë pritet që shkencëtarët që arrijnë të bëjnë një parashikim mbi rrugën që do të ndjekë asteroidi në të ardhmen.