Reality show “It’s my home” mori vëmendje të madhe për shkak të dhu*nës që u promovua nga banorët. Ishte e nevojshme edhe ndërhyrja e policisë e prokurorisë. Ndërsa Komisioni i Pavarur për Media e ndërpreu transmetimin, por ai vazhon të shfaqet në kanalin youtube.
Për prapaskenat jashtë syrit të publikut, në një intervistë për Insajderin, vjen ish konkurrenti i its my home, Egzon Xheravina Ai kishte qenë konkurent i këtij shou por jo gjithçka shkoi mire për të, pasi që menjëherë pas 4 ditëve u përjashtua nga shtëpia. Sipas Xheravinës banorët brenda shtëpisë nuk janë vetëvetja, por aktor nën urdhërat e organiztorëve – Valon Maloku dhe Antigona Kotorri.
“Banorët brenda, skam komente të mira, për disa banorë aty, për shkak që janë nën urdhërat e Valonit dhe Antigonës. Nuk janë vetëvetja brenda, dmth krejt kohën janë më indikacione me direktiva prej atyne”, tha ai. Siç pohon Xheravina gjithçka ka aty, vetëm reality shou jo.
“Skenar, gjithçka ka aty vetëm reality shou nuk ka”.
Xheravina ka hedhur disa akuza të rënda ndaj këtij shou. Ai pretendon se në shtëpinë e “It’s my home”, edhe pse banorët para se të hyjnë i kanë kryer testimet, brenda është duke u konsumuar lëndë nar*kotike.
“Ditën e dytë banorët brenda i kemi bo analizat, e gjakut dhe të urinës, për smundje për për landë nar*kotike, une e di që mrenda ka banorë që përdorin substanca nar*kotike”, deklaroi ai Egzon Xheravina. Sipas Xheravinës janë bërë padrejtësi në audicione dhe banorëve u bëhen kërc*ënime në rast se dëshirojnë të largohen. Ai thotë se janë disa banorë që edhe nuk kanë kontrata brenda shtëpisë.
“Kam qenë pjesë e audicioneve, ata (Valoni dhe Antigona) kanë kqyrë me na shfrytëzu vetëm për përfitime të veta. Valon Maloku apo baba, që ja manë vetit baba, ka dal nëpër intervista dhe ka thënë që çdo banorë brenda është i pranuar me audicione, mirëpo unë kam qenë vetë pjesë e audicioneve, veç gjashtë(6) banorë jemi kon në audicione, dmth bamorët tjerë që janë hy, menxi s’kanë prit vetëm me gjetë ndonjë edhe me thonë po hajde hyni hyni. E ka cekë nëpër emisione që banorët kanë kontrata por ka banorë aty që nuk kanë kontarata hic, kur vie fundi Valoni dhe Antigona, nuk marrin asnjë përgjegjësi për banorët që nuk kanë kontrata. I kërcënon banorët tjerë mas daljes së Egzonës, që nëse vëtëm lypni me dalë, keq i keni punët, ajo është direkt kërc*ënim për banorët aty, sepse ka banorë aty brenda që vec tuten që pas daljes kanë me u paditë”, theksoi 31 vjeçari. Xheravina ka hedhur dyshime se ka kamera në banjot e shtëpisë.
“Kur e kena mbajtë mbledhjen e fundit, një natë para se me hy, pyetja ime u kon për kamerën në banjo, unë e kam kuptu , për një moment më thotë që është një censor në banjo që nëse bën dikush vetëvrasje ata me e ditë, por të njëjtën kohë thotë që qatë cenzorë e sheh vetëm unë(Antigona) dhe Valoni. Privatësia jonë është komplet, në publik nuk e qesin, por komplet e shohin Valoni, Antigona dhe regjia”, tha ai.
Ish banori i It’s my home, ankohet se i është bërë padrejtësi. Ndonëse ai është larguar me arsyetimin se u votua nga publikut, thotë se largimi i tij ishte me urdhërin e Valonit dhe Antigonës.
“Unë jam revoltu më së shumti kur ata më shkruajnë, zonja Antigona, më thotë po dojmë me të rikthy prap brenda, kur unë bohna gati me hy krejt brenda, më thonë që “baba” i ka ndërru rregullat”. 31 vjeçari e komentoi edhe dhu*nën që u ushtrua ndaj një banoreje aty brenda. Tha se në momentin kur ka ardhë Prokurori dhe Policia dyshja e organizatorëve e kanë manipuluar ngjarjen mjaftë mirë.
“Unë kam qenë brenda kur ka ndodhë dhu*na ndaj banores, unë jam mundu me mbrojtë, edhe është bërë një padrejtësi ndaj saj, Produksioni Valoni dhe Antigona nuk kanë pas asnjë ndërhyrje, thjesht janë knaqë me qatë realitet, se kanë mendu që është ka bohet lojë e mirë”.
Ai shtoi se “Në momentin kur ka ardhe Prokuroria dhe Policia e kanë manipulu aq mirë, saqë ajo u dal dhe i ka mbrojtë, ka dal ka thënë se është lojë“. Për fund ish-banori tha se i vije keq nga familja dhe rrethi derisa tha se nuk ka para në botë që mundet me e pagu mundin dhe sakrificen e tij që e ka dhënë për Its my home.
“Më vije keq shumë prej familjes tem dhe rrethit, se nuk ka pare në botë që ma pagun mundin tem dhe sakrificën tem që e kam bërë për këtë emision”, përfundoi Xheravina.