Nard Ndoka tallet keq me deputetët e PD: “Të dhj***, po me kokën lart”

Kryetari i PDK-së, Nard Ndoka, doli i zhgënjyer nga këto zgjedhje, ku garoi krah Aleancës për Ndryshim. PDK doli me një rezultat të ulët në zgjedhjet e 25 prillit, pasi nuk nxori asnjë deputet. Sipas Ndokës, koalicioni me Bashën ishte dështim. “Unë jam përpjekur në mënyrë maksimale të bëj fushatë për opozitën. Por, ka pasur dhe një problem. Koalicioni nuk ka qenë funksional. Basha u foksusua më tepër te kompania që e këshillonte se sa të takohej me aleatët”.

“Fajësoj veten që besova verbërisht te Basha,” tha ai më herët. Zhgënjimi i tij ndihet edhe në komentet që lë në Facebook. Pasi një komentues i thotë se deputetët e PD duhet të qëndrojnë me kokën lart pavarësisht humbjes, Ndoka përgjigjet: “Të dhj*rë po me kokën lart”.