Nami në shtëpinë e BBV, djemtë i kap vapa dhe vallëzojnë gjysmë të zhveshur

Spektakli Big Brother VIP është bërë ndër më të komentuarit dhe ka arritur të ketë vëmendjen e publikut falë situatave dinamike, ngjarjeve të papritura dhe historive interesantë. Dhe pavarësisht ndodhive të fundit me personazhet Donald Veshaj, Beatrix Ramosaj dhe Bora Zemani, mbrëmë (e diel) dukej se erdhi një natë e qetë dhe argëtuese për banorët.

Nga “Vëllai i Madh”, banorët u njoftuan me provën e radhës që ishte ndarja në grupe mes djemve dhe vajzave, të cilët kishin për detyrë të përzgjidhnin një këngë të viteve të 80-ta dhe me të njëjtën të performonin. Ishin djemtë e shtëpisë së famshme që kanë krijuan një atmosferë argëtuese dhe qesharak, të cilët realizuan kërcim provokuese të veshur vetëm në robdishan.

Në anën tjetër, vajzat kanë bërë tifo për ta duke brohoritur e duartrokitur për performancën e tyre të ‘zjarrtë’. Ndryshe, nuk kanë munguar as momente romantike dhe intime mes Donaldit dhe Beatrix, lidhja e të cilëvë po vazhdon të ketë reagime në rrjet dhe media rozë.

Video: https://m.facebook.com/bbalb/videos/445761540280544