Najada Çomo bën deklaratën tronditëse: Virusi “po kafshon” moshat e reja


Shefja e Shërbimit Infektiv në QSUT, Najada Çomo ishte e ftuar në studion e emisionit “Open”.

Për më shumë se tre muaj, mjeken nuk e kemi parë në publik, por sot ajo zgjodhi që të thyejë heshtjen dhe të flasë për situatën e COVID-19 në vendin tonë. Me hapjen, u besua se virusit i erdhi fundi, por mjeke Çomo thotë se nuk është aspak kështu. Ndonëse në fillim të kësaj pandemie u raportua se virusi ka “pre” të preferuar të moshuarit dhe të sëmurët kronikë, Çomo thotë se tashmë ka ndryshuar ky rregull dhe ka raste të infektimit e vdekjeve në moshë më të re.

Duke u shprehur se “virusi po kafshon” edhe persona në moshë të re.

“E vërteta janë se janë prekur ata që kanë sëmundje kronike. Por ai grup popullate është më i sensibilizuar aktualisht. Ata janë më të rrezikuar që fëmijët e tyre, nipër e mbesa të marrin virusin dhe të çojnë tek ata. Është shtuar numri i vdekjeve në mosha më të reja. Virusi po “kafshon” dhe persona në moshë të re. Prekja e këtij virusi është më evident te moshat e reja. Mosha e re nuk është vetëm transmetuesi i virusit, por janë të prekur rëndë nga ky virusi”, u shpreh mjekja.