Naim Maloku iu tregon vendin atyre që zhvaten pronën e popullit: Qysh s`po keni marre me dal në rrugë…?

Ish-eprori i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Naim Maloku, iu ka reaguar politikanëve të cilët kane keqpërdoruar paranë publike, duke i pyetur se a nuk iu vjen marre me dal në rrugë, duke i thënë dikujt tjetër mashtrues.
Ai në postimin e tij në Facebook, ka shkruar se “dhe kur po ju shohim në akademi përkujtimore për Dëshmorë se si mbani fjalime dhe thirreni në UÇK-në. Paga e invalidit 220,e veteranit 170, e punëtorit 250 euro!”.

Postimi i plotë:

Kur po shifet se çfarë zhvatjeje të tmerrëshme i keni bërë PTK-se, pronës së popullit të Kosovës, të punësuar krejtë të afërm dhe me ato paga marramendëse.
Ato shpenzime shkërryese, për darka dreka e lukse tjera, nepër ministri.
Kur po krahasohët një km rrugë me ato më të shtrenjëtat në Europë….

Kur po Ju shofim se në çfarë luksi jetoni me familjet Tuaja!
Dhe kur po Ju shofim në akademi përkujtimore për Dëshmorë se si mbani fjalime dhe thirreni në UÇK-në. Paga e invalidit 220,e veteranit 170, e punëtorit 250 euro!
Po qyshë s po Ju vjen marre me dalë në rrugë,me u zgërdhi,dhe me i thënë dikujtë tjetër mashtrues?
Po kush Ju beson ma?