Nadi Rustemi, shqiptari nga Tetova i doktoruari i parë për mjekimin e kataraktës me fakoemulsifikim në Maqedoninë e Veriut

Këto ditë Nadi Rustemi –Docent Oftalmolog nga Tetova, u doktorua në Fakultetin e Mjekësisë në Tetovë me temën “Efikasiteti i trajtimit kirurgjik të kataraktës me fakoemulsifikim”.

Nadi Rustemi-Docent Oftalmolog gjatë mbrojtjes së doktoratës
Nadi Rustemi – Docent Oftalmolog e mbrojti me sukses të shkëlqyer doktoratën në Fakultetin e Mjekësisë në Tetovë, para mentorëve prof.Dr. Gazmend Kaçaniku- nga Klinika e Syve në Prishtinë dhe prof.Dr. Nevzat Elezi-Dekan në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin Shtetëror në Tetovë, si edhe dhe para komisionit të përbërë nga prof.Dr. Nexhbedin Beadini, prof.Dr.Lutfi Zylbeari, prof.Dr. Nasir Bexheti dhe prof.Dr.Afrim Shabani. Me këtë rast morën pjesë një numër i madh i pedagogëve dhe i studentëve.

Nadi Rustemi – Docent Oftalmolog jeton dhe punon në Tetovë si – Kryeshef i Repartit të Syve në Spitalin Klinik të Tetovës, kurse që nga viti 2009 është edhe asistent në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin Shtetëror në Tetovë. Studimet e mjekësisë i kreu në vitin 2000 në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Tiranës, ndërsa specializimin në Degën e Oftalmologjisë e filloi në vitin 2003 dhe e përfundoi në vitin 2007 në Qendrën Klinike Universitare të syve në Prishtinë.

Në vitin 2007 u magjistrua në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës në lëndët Kirurgjike të Oftalmologjisë me temën “Rezultatet e terapisë medikamentoze dhe operative të glaukomës së trajtuar në Klinikën e Syve në Prishtinë”.

Dr. Nadi Rustemi- Docent Oftalmolog ka publikuar shumë punime shkencore, punime seminarike, prezantime tjera si:
Takimi i katërt vjetor ndërkombëtar i Institutit Alb-Shkenca, Tetovë, 31 gusht – 02 Shtator 2009: temën ”Rezultatet e terapisë medikamentoze dhe operative të glaukomës së trajtuar në Klinikën e Syve në Prishtinë”.

Shoqata e Mjekëve Shqiptarë në Maqedoni, Tetovë 23-24 Tetor, 2009: Dakriocistiti kronik, mjekimi kirurgjikal me tuba silikoni.
– Ultrasond diagnostics of non inflsmmatory optic nerve papilloedema Nadi Rustemi, Ivan Stefaoviq. Acat Ophthalmologica Serbi, 2017.

-Vitretomia te ablacioni i retinës me vitroretinopatinë proplifetarive, problemi i perproliferacisë në bashëkëpunim- Nadi Rustemi, Ivan Stefaoviq. Acat Ophthalmologica – Serbi, 2017, si edhe shumë punime tjera shkencore të kësaj lëmie.

Dr. Nadi Rustemi- Docent Oftalmolog ka qenë pjesëmarrës në shumë seminare, konferenca, kongrese të organizuara në Republikën e Shqipërisë, Mal të Zi, në Maqedoni, në Republikën e Kosovës, në Turqi, Bosnjë dhe Hercegovinë etj. Ka marrë pjesë në disa trajnime kryesisht në fushën e Oftalmologjisë, si trajnimet e kryera në fushën e mjekimit të kataraktës (PHACO) në Tuzël të Bosnjës, trajnim për Fako metodën dhe operacione të Vitrktomisë në Beograd, ka qenë pjesëmarrës në kurse të Avancuara të Ekografisë së Syrit e shumë të tjera.

Dr. Nadi Rustemi – Docent Oftalmolog ne Repartin e syve të cilin e udhëheq, ka kryer gjer tani më shumë se 8000 ndërhyrje krirurgjikale te pacientët me sëmundje të ndryshme të syrit.
Dr. Nadi Rustemi – Docent Ofralmolog, shquhet edhe për menaxhimin e shkëlqyer të Repartit të Syve në Spitalin Klinik të Tetovës, me ekipin e tij shoqërues për tu ofruar pacientëve shërbime efektive cilësore, për t’ua lehtësuar problemet dhe për t’ua dhënë ndihmën e duhur dhe të nevojshme.

Në Repartin e syve ku punon dhe e udhëheq Dr. Nadi Rustemi – Docent Oftalmolog, përveç pacientëve nga Tetova vijnë edhe shumë pacientë nga qytetet tjera nga gjithë Maqedonia e Veriut, por edhe pacientë nga Shqipëria dhe Kosova. Syri është dritare e jetës dhe e shpirtit të njeriut, sepse nëpërmjet syrit dhe të pamit njeriu e shijon natyrën dhe bukurinë e jetës, ndaj dhe ndaj edhe ndjehem tepë lumtur kur pacientëve të mi arrij tu ndihmoj, duke ua mjekuar pasojat e shkaktuara nga sëmundjet e ndryshme të syrit, thotë Nadi Rustemi – Docent Oftalmolog.