Myftiu i Madh i Egjiptit: Kthimi i Shën Sofisë në xhami, i papranueshëm nga Islami

Myftiu i Madh i Egjiptit, Shawqi Allam e ka cilësuar konvertimin e Shën Sofisë nga muze në xhami si të papranueshme për Islamin. “Ne si myslimanë urdhërohemi të ruajmë kishat. Profeti Muhamed, paqja qoftë mbi Të, udhëzonte gjithnjë në lu*ftë që të mos shkatërro*heshin tempujt dhe të mos vrite*shin murgjit. Në historinë e Egjiptit asnjë kishë nuk është kthyer në xhami, apo anasjelltas” është shprehur ai në një intervistë për televizionin Sada al-Balad.

Vendimi i Erdoganit për kthimin në xhami të Shën Sofisë është kritikuar gjerësisht. Shën Sofia, e ndërtuar në shekullin VI e.s nga Justiniani, u kthye në xhami nga Mehmet Fatihu për t’u shndërruar në muze nga Ataturku më 1935.