Myftiu i Kosovës në Shkup, thellohet bashkëpunimi mes BFI-së dhe BIK

Kreu i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Ternava vizitoi Bashkësinë Fetare Islame të Maqedonisë së Veriut në shenjë përkrahjeje për zhvillimet e fundit në këtë institucion. Ushtruesi i detyrës së detyrës së reisit Shaqir Fetahu shprehu kënaqësinë për këtë vizitë, duke theksuar se në të ardhmen bashkëpunimet do të jenë edhe më të mëdha.

“Ne biseduam me kryetarin e bashkësisë fetare të Kosovës edhe për shumë çështje tjera në sferën e bashkëpunimit tone shkencor, fetar e kështu me radhë, për projekte të ndryshme të cilat janë planifikuar më herët, me qëllim që ato projekte ti vazhdojmë bashkarisht, si dhe projektet tjera që do ti kërkon koha, vendi dhe situata” , deklaroi Shaqir Fetahu, Kryetar i BFI në Maqedoninë e Veriut.

Kreu i Bashkësisë Islame të Kosovës Naim Tërnava tha që bashkësitë fetare islame në të gjitha vendet janë një hallkë zingjirore që kontribojnë për mirëqenien e një vendi, ai gjithashtu shtoi se përkrahja për BFI-në e Maqedonisë së Veriut do të jetë e vazhdueshme.

“Bashkërisht ju themi vëllezërve tanë këtu se bashkësia islame e Kosovës do të jetë në përkrahje të vazhdueshme të bashkësisë fetare islame të Maqedonisë së Veriut, njëherët do të shtojmë edhe më tepër bashkëpunimin tone në të gjitha sferat të cilat shpien në të mire të proceseve të cilat kanë të bëjnë me fenë tonë” , deklaroi Naim Ternava, Kryetar i Bashkësisë Islame të Kosovës.

Krerët e të dy bashkësive deklaruan që po punojnë për realizimin e projekteve të përbashkëta.