Rreth rezolutës së miratuar në OKB për genocidin në Srebrenicë, ka reaguar edhe Myftiu i Beogradit, Mustafa Jusufspahiç.
Në një reagim në rrjetin “X”, Jusufspahiç është shprehur ndër të tjera se:
“Ky komb nuk është genocidal dhe Serbia ime nuk e meriton këtë. Serbia është vendi im dhe ne jetojmë në të, lutemi në xhamitë e Zotit, kishat dhe sinagogat. Ka 600 000 myslimanë në Serbi”.
Statusi në fjalë u adresohet myslimanëve të Serbisë dhe lë jashtë mesa duket shqiptarët e Kosovës që janë në pjesë të madhe myslimanë, një qëndrim që shkon kundër Beogradit zyrtar që pretendon edhe formalisht se Kosova është pjesë e Serbisë.