Myftinia e Shkupit me qëndrim: Kriptovalutat janë haram

Sa i përket qëndrimit të dijetarëve eminent të jurisprudencës Islame, të institucioneve relevante fetare dhe të qeverive të shteteve Islame dhe shteteve arabe, në lidhje me dispozitën Bitcoin – it dhe llojeve të tjera simotra të kësaj monedhe virtuale (kriptovalutave), numri i të cilave është i madh, por më e njohura dhe më e përhapura deri më tani është Bitcoin – i, respektivisht, lejohet (është hallall) apo ndalohet (është haram), përdorimi i tyre?

Deri më tani dhe ne sa kemi njohuri në lidhje me këtë çështje, të gjithë dijetarët eminent, institucionet relevante dhe shtetet Islame dhe arabe ndalojnë përdorimin e këtyre llojeve të monedhave elektronike (kripto valutave), në këtë formë që janë tani për tani edhe atë për shumë arsye. Nga ato arsye përmendim: arsyet juridike të jurisprudencës Islame, rreziqeve ekonomike për personat privatë dhe rreziqeve të ekonomisë shtetërore.

Në vazhdim, do të paraqesim emrat e disa dijetarëve dhe intitucioneve relevante në lidhje me qëndrimin e Islamit, respektivisht, dispozitën e Sheriatit Islam, të cilët janë të mendimit se, përdorimi i këtyre monedhave është i ndaluar (haram);
1.Departamenti (Zyra) për Çështje Islame dhe Veprimtari të Mirë, pranë qeverisë së (Imares – Principatës) Dubait, nr. i fetvas: 69053, data: 31.30.2020.
2.Komisioni i Përgjithshëm për Çështje Islame dhe për Vakëf, Imaratet Arabe të Bashkuara, nr. i fetvas: 131131, data: 24.02.2021.

3.Unioni Botëror i Dijetarëve Mysliman, Katar. Prononcim i Sekretarit të Përgjithshëm (Gjeneral) të këtij unioni, Dr. Ali Karadagi, në Al-Xhezira Mubashir, data: 27.02. 2021. Ku në mënyrë të detajuar sqaroni shkaqet e ndalimit të këtyre monedhave.
4.Zyra për Fetva, Egjipt, udhëheqësi (myftiu) i kësaj zyre Dr. Shevki Ibrahim Al-Alam, nr. i fetvas: 4205, data: 28.12. 2017.

5. Po ashtu edhe Shejh Uvejda Othman, drejtor për fetva gojore dhe sekretar për fetva pranë Darul Ifta Misrijje, i cili është prononcuar në web faqen e Darul Ifta Misrijje.
6. Komisioni i Dijetarëve të Mëdhenjë, Mbretëria Arabe Saudite. Prononcim i anëtarëve të këtij komisioni, Abdulla El-Meni, data: 15.04. 2021. Gjithashtu edhe anëtari tjetër i këtij komisioni, Shejh Abdulla ibn Muhammed El-Mutlak, data: 15.01. 2018.

7. Kurse Akademia e Fikhut Islami, në Xhedde, Arabin Saudite ende nuk është prononcuar në lidhje me këtë çështje, sepse kjo akademi është duke bërë analiza dhe studime dhe pastaj të sjell vendimin edhe atë për shkak të rëndësinë dhe rrezikun që kanë këto monedha. Nr i vendimit 237 (8/24). Seanca e njëzetë e katërt, e mbajtur në Dubaj mes 04-06. 11.2019.

8. Kryesia e Dijanetit të Republikës së Turqisë Në fetvanë për paratë virtuale të përgatitur nga Këshilli i Lartë për Çështje Fetare pranë Kryesisë së Çështjeve Fetare të R. së Turqisë, përdoret shprehja e mëposhtme: “Përdorimi i kriptomonedhave digjitale nuk lejohet sepse në thelb ato mbartin pasiguri serioze, kanë rrezik të lartë mashtrimi dhe të mashtrojnë, nuk kanë asnjë garanci sigurie dhe në vete përmbajnë të njohurën publikisht si “zinxhir lumturie” me të cilat fitohet pasuri e pamerituar”. Data, 29.11. 2017

9. Darul Ifta Filistinijje – Myftinia e Palestinës. Me sa jemi në dijeni, deri në këtë kohë, asnjë nga vendet Islame e as nga vendet arabe nuk kan pranuar këto lloje të monedhave elektronike. All-llahu e din më së miri.
Prof. Dr. Taxhedin ef. Bislimi Kryetar i Komisionit për Çështje Fetare pranë Myftinisë së BFI – Shkup