Myftinia BFI – Shkup, me informatë për nëpunësit fetarë, këshillet e xhamive dhe besmitarët e qytetit të Shkupit


Myftinia e BFI – Shkup informon të gjithë nëpunësit fetarë, këshillet e xhamive dhe besmitarët e qytetit të Shkupit se për shkak përhapjes dhe rritjes së numrit të të infektuarve nga virusi COVID – 19 dhe vendimit të qeverisë së RMV – së për orë policore duke filluar prej sonte 04.06.2020 (e enjte) me fillim nga ora 21:00 deri më datë 08.06.2020 (e hënë) ora 05:00 nëpër të gjitha xhamitë e territorit të Myftinisë së Shkupit ezani do të thirret nga nëpunësit fetarë mirëpo nuk do të kryhet falja e namazeve në xhami, përfshirë edhe namazin e xhumasë.

Hatibët ligjëratën e ditës së xhuma në vend të hutbes do ta realizojnë përmes faqes zyrtare të xhamisë ndërsa temë elaborimi të jetë ‘’Obligueshmëria fetare për kujdesin shëndetësorë’’.