Myftaraj tashmë 3 javë që nuk dilte në ekran, emisioni i fundit: “Plan për atentat ndaj një pronari mediatik“


Gjatë ditës së sotme u njoftua vdekja e gazetarit dhe analistit Kastriot Myftaraj.
Sipas policisë, Myftarja dyshohet se i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga kati i katërt.

Ndërkohë emisioni i fundit i gazetarit “Plan për atentat ndaj një pronari mediatik“ ishte më 17 qershor.

Që prej asaj dite e deri sot kur u raportua i vdekur, gazetari nuk ishte shfaqur më në ekran.

Gazetari tashmë i ndjerë drejtonte emisionin “Ju flet Moska”.