Nga partia, Maqedonia e Vetme ku kryetar është Janko Baçev sot kanë reaguar që sipas tyre për fat të keq, Zaevi dhe Shekerinska dje pa asnjë emocion i paralajmëruan 125 viktimat e para në luftën me Rusinë.
Kurse dje Shekerinska dhe Zaev në Ministrinë e Mbrojtjes deklaruan se 125 ushtarët e pranuar janë të privilegjuar dhe duhet që të jenë krenar sepse karrierën e tyre do ta ndërtojnë në suaza të NATO-s, lidhur me këtë është bazuar reagimi nga partia në fjalë.
“Qeveria legale që po vjen nga Maqedonia e Vetme, do ta ndalon idenë e Qeverisë në Shkup dhe nuk do të lejojë ushtarë të Maqedonisë në suaza të NATO-s të humbin jetën për qëllime të huaja dhe të luftojnë kundër popullit vëlla të Rusisë”.
Maqedonia e Vetme do ta realizojë qëllimin për partneritetin strategjik me Rusinë, ku do të sigurohet prosperiteti i popullit maqedonas dhe shteti i Maqedonisë.