Muzeu i dyllit në Paris ka çmontuar figurën e Putin, në pjesë të ndara është futë nëpër kuti

Figura e presidentit të Rusisë Vladimir Putin është ndarë në pjesë dhe është futë nëpër kuti, ka raportuar Reuters.

Drejtori i Muzeut ka shpjeguar se kjo figurë tashmë ishte dëmtuar, mirëpo stafi nuk deshi ta rregullonte këtë figurë dylli. Sipas fotografive shihet që është çmontuar kjo figurë, përderisa koka e Putin është vendosë në një kuti.


Përndryshe, nga ky muze është bërë e ditur se për herë të parë në historinë e muzeut, po tërhiqet një figurë prej dylli. “Ne po tërheqim një figurë për shkak të zhvillimeve aktuale”, ka thënë Yves Delhommeau.

“Duke pas parasysh atë se çfarë është duke ndodhë, ne dhe stafi ynë nuk duam që cdo ditë të rregullojmë flokët dhe pamjen e tij”, ka thënë më tutje ai.
Statuja e Putin ishte në mes të presidentit të SHBA-ve Joe Iden dhe presidentit kinez Xi Jinping, por vendin e Putin do ta zë statuja e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenski.

<img src="https://www.pacensure.com/wp-content/uploads/2022/03/Screenshot_20220303-215557_Facebook-300×223.jpg" alt="" width="300" height="223" class="alignnone size-medium wp-image-289687" /https://www.gettyimages.com/detail/news-photo/the-wax-statue-of-russian-president-vladimir-putin-is-being-news-photo/1238848799?adppopup=true