Mutacioni i ri i virusit! Memeti: Është më i shpejtë dhe më i theksuar se koronavirusi

Pas njoftimit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë për mutacionin e virusit Covid-19 në Britani, Komisioni për sëmundje ngjitëse në vend mbajti mbledhje. Masa e parë që sollën është ndalimi i fluturimeve nga Britania.

Shaban Mehmeti nga Instituti i Shëndetit publik tha se të dhënat e fundit që kanë është se mutacioni i ri përhapet më shpejt, ndërsa shprehja klinike është e njëjtë.
“Kemi një mutacion gjenetik të Covid 19, sipas të dhënave fillestare, virusi Covid 19 ka të njëjtën shprehje klinike tek bartësi, por në ndryshim të Covid 19, përhapja, është më e shpejtë dhe më e theksuar e mutacionit gjenetik. Është përhapur fillimisht në Angli, kemi raste edhe në Itali, si dhe në vendet tjera evropiane”, tha Memeti.

Edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë u bëri thirrje vendeve të Bashkimit Evropian të rrisin masat.
Përveç në Britani, nëntë raste të këtij varianti të ri të koronavirusit janë raportuar në Danimarkë, një në Holandë dhe një në Austri.
“Në Evropë, transmetimi i virusit është intensiv dhe i shpejtë, prandaj shtetet duhet të rrisin kontrollin dyfish me qëllim parandalimin e përhapjes”, thonë nga OBSH.

OBSH vuri në dukje shenjat paraprake që varianti ri mund të jetë në gjendje të përhapet më lehtë midis njerëzve, por nuk ka asnjë provë për të treguar ndonjë ndryshim në ashpërsinë e sëmundjes. Gjithsesi kjo është nën hetim.
Javën e kaluar, Evropa u bë rajoni i parë në botë që kaloi 500,000 vdekje nga Covid-19 që nga fillimi i pandemisë një vit më parë, duke shënuar më shumë se 1.6 milion viktima në gjithë Botën