Mutacioni i koronavirusit u paraqit edhe në Gjermani

Në Gjermani është zbuluar lloji i ri i koronavirusit, i cili shumë shpejtë po përhapet në Britani të Madhe, kumtuan sot autoritetet në krahinën gjermane Baden-Virtemberg.

Personi i cili është infektuar ka arritur në Frankfurt nga Britania më 20 dhjetor për vizitë te familjarët e tij dhe ka qenë pozitiv në testin menjëherë pas ardhjes, kumtoi në Tuiter Ministria e Shëndetësisë së kësaj krahine.
Personi është pritur në aeroport me automobil nga ana e anëtarëve të familjes së tij dhe prej atëherë ndodhet në karantinë shtëpiake.