Mustafa: Viti i kaluar shkollor nuk ishte i suksesshëm

Vlerësimi i Ministrisë së Arsimit se viti shkollorë 2020/2021 ishte 90% i suksesshëm, është konstatim jo i pranueshëm për të gjitha palët. Këtu përfshihen edhe një numër i mësimdhënësve. Profesori Avzi Mustafa thotë se nxënësit kanë shumë mangësi në mësim nxënie, disa patën periudha izolimi për shkak të virusit korona, disa nuk kishin mundësi të ndiqnin mësimin online, ndërsa edhe viti shkollorë kishte nisur me vonesë, dhe për një periudhë nuk funksionoi as platforma nacionale për mësim në distancë. Sipas tij, dikasteri i arsimit duhet të marrë shembull nga vendet fqinje dhe të zbatojë një plan arsimorë për nxënësit që kanë treguar sukses të dobët.

Kështu që unë mendoj se ky vit shkollorë nuk ka qenë i suksesshëm dhe kanë mëndur shumë boshllëqe dhe mendoj se për ato boshllëqe duhet të gjendet një mënyrë që të mund të plotësohen. Kjo për arsye se do të ndërpritet një hallkë që do të lërë pasoja në mësimin që do të vazhdojnë të gjithë nxënësit e shkollës fillore dhe të mesme. Për arsye se ka shumë tema që janë thelbësore se pa ato nuk mund të shkohet përpara – deklaroi Avzi Mustafa- profesor.

Mustafa thotë se Ministria ka kohë të mjaftueshme që të përgatitet për program që do t’i ndihmonte nxënësve që vitin e kaluar nuk kanë treguar rezultate të mira. Nga Ministria e Arsimit nuk tregojnë nëse do të zbatojnë ndonjë plan të tillë, por thonë se ky vit shkollorë do t’i gjejë të përgatitur.

Ne informojmë se si më parë, në fillim të vitit të ri shkollor, para se të kalojmë në zhvillimin e materialit të ri mësimor, mësuesit kontrollojnë njohuritë e mëparshme të marra nga nxënësit, në mënyrë që të përcaktojnë nevojën për sqarime shtesë ose përsëritja e temave dhe segmenteve të caktuara. Nga informacioni i marrë në këtë mënyrë, Byroja për Zhvillim të Arsimit përgatit ndërhyrje në programet mësimore për vitin aktual, në mënyrë që të plotësojë plotësisht njohuritë që studentët supozohej të zotëronin -njoftojnë nga Ministria e Arsimit.

Viti shkollorë 2021/2022 nis më 1 shtator me prezencë fizike. Megjithatë nga Ministria e Arsimit thonë se në varësi nga gjendja epidemiologjike janë të gatshëm të zbatojnë cilindo nga tre skenarët e miratuar për realizim të procesit mësimor. Respektivisht, mësimin me prezencë fizike, mësim të kombinuar si dhe mësim nga distanca.