Mustafa: Qeveria Kurti s’e ka përmbushur asnjë kriter për liberalizimin e vizave

uk e ka përmbushur asnjë kriter për liberalizimin e vizave.

Ai ka thënë se nga 95 kushtet që i kishte Kosova, 93 janë përmbushur në vitin 2016 dhe dy të fundit, formalisht në vitin 2018.

“Liberalizimi i vizave nuk është akt, për të përvetësuar meritat nga askush. Është proces i filluar nga Qeveria e Kosovës në vitin 2009 i negociuar me Komisionin Evropian në qershor të vitit 2012, kur iu prezantua Kosovës Udhërrëfyesi për liberalizim që përcaktonte një listë të gjerë kriteresh (kushteve, standardeve) pra reformash nga riintegrimi, ripranimi, siguria e dokumenteve, menaxhimi i kufijve, migracioni, azili, lufta kundër krimit dhe korrupsionit, liria e lëvizjes e deri te demarkacioni i kufirit me Malin e Zi”, ka shkruar ai.

Mustafa ka shtuar se sipas Komisionit Evropian, në raportin e 18 korrikut të vitit 2018, Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim.

“Në këtë raport shpjegohet po ashtu se Komisioni pas 4 raporteve të progresit, më 4 maj të vitit 2016 kishte dhënë propozimin për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës. Propozimi bazohej në mirëkuptim se në kohën kur ai miratohet nga Parlamenti dhe Këshilli i Evropës, Kosova do të kishte ratifikuar marrëveshjen e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi dhe do të kishte forcuar historikun e saj në luftën kundër krimit dhe korrupsionit”, është shprehur më tej ai.

Sipas tij, liberalizimi i vizave në vitin 2016 do të kishte domethënie tjetër politike, kurse përfitimet e shtetit dhe të qytetarëve do të ishin shumë të mëdha.