Mustafa Nano i reagon Dua Lipës: Gaboi që postoi foton me flamur, nuk është punë për të

Këngëtarja e njohur, Dua Lipa postoi para pak ditësh në Instagram flamurin autokton të trojeve shqiptare të ngritur në Beograd duke nxitur reagime të shumta nga përdoruesit serbë të rrjetit.
Veprimi i saj u komentua gjerësisht dhe më pas Dua sqaroi se nuk kishte si qëllim që të nxiste urrejtje. Së fundmi gjatë emisionit të tij “Provokacija”, Mustafa Nano ka prekur pikërisht këtë temë.

Ai e vlerësoi Duan si këngëtare dhe për më tepër si një vajzë inteligjente dhe plot klas. Megjithatë sipas Nanos ajo nuk duhet të merret me harta, me politikë pasi dëmton fillimisht imazhin e saj.
“Sot dua të luaj në një terren të rrëshqitshëm. Por ju e dini që mua më pëlqejnë terrene të tilla. Më pëlqen të rrezikoj. Ku e kam fjalën? Do të flas për Dua Lipën, më saktë për një gjest të sajin, që ka provokuar shumë diskutime, mbështetje nga shqiptarët, por edhe nga shumë të tjerë dhe kontestime nga serbët.

Reagim i plotë i Nanos: