Mustafa Nano për Kurtin: Është marrëzi kjo çfarë po bën në Shqipëri

Analisti dhe prezantuesit nga Shqipëria, Mustafa Nano, ka folur për mazhorancë-opozitë dhe premtimet e tyre, ndërsa ka folur edhe për liderin e VV’së dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, kur dihet se ky i fund është aktiv edhe në jetën politike të Shqipër.

I ftuar në studion e lajmeve të MCN TV, Nano vlerësoi fushatën e Edi Ramës si të pritshme me përurime, të kreut të PD Lulzim Basha si të mirë, ndërkohë që cilësoi atë të presidentit Ilir Meta si më të keqen.
Lidhur me premtimet e liderëve të partive kryesore në Shqipëri gjatë fushatës, Nano tha se ndikimi tyre është i vogël, por gjestet janë antipatike.

Ndërsa ka folur edhe për liderin e VV’së Albin Kurti i cili është aktiv edhe në zgjedhjet në Shqipëri, ndërsa është pyetur rreth deputetëve të VV’së që ishin prezent në protestën e mbajtur kundër një HEC’i në Lezhë?
“Kjo është një nga herët e pakta kur Kurtin e shoh në pozita iracionale. Ai sapo ka fituar zgjedhjet në Kosovë dhe ka një mandat katërvjeçar dhe të qeveris Kosovën është më e vështirë se sa të qeverisësh Shqipërinë, Një njeri që hap lojën dhe zhvillon maninë për të qeverisur edhe një vend tjetër me duket një marrëzi. Do kisha dëshirë të ma sqaronte këtë punë. Ai ka dhënë prova se është lider i mirë i opozitës, të japë prova dhe pastaj vazhdo me këtë gjë” thënë Nano.