Mustafa: Mos të presim që institucionet të na mbrojnë nga pandemia, të bëhemi policë të vetëvetes

I pari i LDK’së, Isa Mustafa ka shkruar se rreth situatës epidemiologjike në vend duk bërë apel për kujdes maksimal duk e theksuar se vetë e ka përjetuar koronavirusin.
Mustafa ka thënë se vetë e ka përjetuar virusin dhe e ndjen obligim për apelim ndaj qytetarëve që të kenë kujdes maksimal dhe të heqin dorë nga ahengjet dasmat në masë si dhe lëvizjet për pushime e rekreacion prot*estat e tubimet.

Ai tutje ka thënë se nuk duhet të presim që institucionet të na mbrojnë nga koronavirusi nëse ne vetë nuk respektojmë rendin dhe rregullat.
“Mos të presim që Qeveria Ministria e shëndetësisë institucionet Shëndetësisë, policia, inspektorët mund të na mbrojnë nga kjo pandemi në qoftëse nuk respektojmë rend dhe rregulla. As vendet më të fuqishme nuk po e arrijmë këtë. Ne duhet të bëhemi policë të vetëvetes mjekë të vetëvetes.
Mund të mbrohemi vet nëse tregojmë kujdes dhe respektojmë rekomandimet e institucioneve shëndetësore dhe rregullat e Qeverisë” ka shkruar Mustafa ndër të tjera.

https://www.facebook.com/IsaMustafaKS/posts/3103959893003560