Mustafa merr rrogë çdo muaj si profesor por nuk mban asnjë orë mësimore

Organizata “Demokracia Studentore” ka kërkuar nga rektorati që t’i largojë nga puna të gjithë ata profesorë që marrin paga rregullisht mirëpo nuk mbajnë orë mësimore. Sipas kësaj organizate njëra nga këta profesor është edhe i pari i LDK’së Isa Mustafa. Në komunikatën e lëshuar nga Demokracioa Studentore thuhet që Mustafa i cili është profesorë i rregullt në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe nuk ligjëron më shumë se katër vite.

“Në bazë të një hulumtimi nga organizata jonë ‘Demokracia Studentore’ Isa Mustafa merr rrogë me shumë se katër vite prej UP-së përkatësisht nga Fakulteti Ekonomik pa ligjëruar asnjëherë në universitet” thuhet ndër të tjerash në deklaratën e kësaj oragzaniate studentore të Universitetit publik të Kosovës.
Ky është reagimi i plotë:

Në bazë të një hulumtimi nga organizata jonë ‘Demokracia Studentore’ Isa Mustafa merr rrogë me shumë se katër vite prej UP-së përkatësisht nga Fakulteti Ekonomik pa ligjëruar asnjëherë në universitet. Andaj ne si organizatë kërkojmë nga rektorati aktual që mos t’i frikësohet politikanëve të fuqishëm dhe t’i liroj nga detyra të gjithë ata profesor me ndikime politike që deri më tani e kanë përdoruar autoritetin e tyre dhe janë paguar nga universiteti pa mbajtur asnjë orë mësim.