Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka zhvilluar një bisedë telefonike me të dërguarin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Në komunikatën e dërguar nga LDK-ja, thuhet se gjatë bisedës u diskutua për situatën aktuale politike në Kosovë.
“Kryetari Mustafa e theksoi se LDK-ja do ta pranoj dhe respektoj vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Z. Mustafa foli edhe për prioritetet dhe orientimet e Qeverisë së re; rimëkëmbjen dhe zhvillimin ekonomik; luftën kundër Covid-19; sundimin e ligjit; korrupsionin e çështje tjera me rëndësi. LDK-ja është e fokusuar që dialogu të filloj shpejtë dhe të rezultojë me njohje reciproke, dhe të normalizohen marrëdhëniet Kosovë-Serbi. LDK do të vazhdoj të punojë fuqishëm për integrimin evropian dhe anëtarësimin e Kosovës në BE”, thuhet në komunikatën e LDK-së.