Mustafa: Kurti duhej të ishte në Kosovë, jo të dërgojë mesazhe nga Shkupi


Ish kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka reaguar në lidhje me zhvillimet e fundit në veri të Kosovës.

Ai tha se në një situatë të tillë, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe kryparlamentari, Glauk Konjufca duhej të ishin në Kosovë dhe jo të dërgonin mesazhe nga New Yorku, Shkupi e Budapesti.

“Situata në veri të Kosovës është tepër serioze dhe e rrezikshme. Në një situatë të tillë , Presidentja, Kryeministri dhe Kryeparlamentari duhet të jenë në Kosovë. Nuk mund të dërgojnë mësazhe, njëra nga New Yorku, tjetri nga Shkupi e nga Budapesti, kurse Njësitë Speciale të Policisë të Kosovës të mbesin të mbërthyera në Jarinje e Bërnjak nën kërcënimin e helikopterëve, avionëve e tanksave të Serbisë. Kjo sjellje është joserioze dhe e pafalshme. Në momente të tilla do duhej të thirret Këshilli i Sigurisë nga Presidentja e vendit dhe të ndërmerren masat e nevojshme duke u koordinuar me partnerët tanë, SHBA, BE, KFOR-in dhe institucionet relevante në Kosovë”, shkroi Mustafa në Facebook