Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK’së), Isa Mustafa ka bërë të ditur se sot ka rezultuar negativ dhe është shëruar nga COVID-19.
Isa Mustafa me anë të një postimi në Facebook, ka ndarë lajmin se ka rezultuar negativ, pas përballjes me Covid-19.
Ai ka falënderuar familje, stafin e mjekëve bashkëpunëtoret e tij partiak presidentin Thaçi si dhe figurat e tjera të njohura politike shqiptare.
Mustafa ka shkruar edhe për ata që uruan vdekjen e tij, e madje edhe për ata që i bën një video kinse ai ka vde*kur.
”Miq të nderuar, kishte edhe të tillë që i duartrokitën sëmundjes time e që uruan vdekjen time. Pati të sojit që sajuan varrimin tim virtual në rrjetet sociale e ma tmerruan një pjesë të familjes e cila nuk ishte në rrjedhë se çfarë ka ndodhur dhe çfarë po ndodhë. Edhe këtyre iu uroj shëndet; fëmijëve dhe familjeve të tyre! Fati ynë është që tjetërkush vendosë për jetën tonë, ndërsa me disa merret drejtësia”, ka shkruar ai.
Më poshtë postimi i plotë i Isa Mustafës:
https://www.facebook.com/IsaMustafaKS/posts/3117371568329059