Mustafa Hajrullai mbetet i suspenduar, Këshilli i Prokurorëve e hodhi poshtë ankesën e tij

Shefi i Prokurorisë së Lartë Publike të Shkupit, Mustafa Hajrullahi, mbetet i pezulluar nga detyra.

Ankesa e tij u vlerësua si e pabazë nga anëtarët e Këshillit të Prokurorëve Publikë, të cilët me shtatë vota “PRO” dhe një kundër, konfirmuan vendimin e prokurorit republikan, Ljupço Kocevski, për pezullimin e prokurorit të lartë, Hajrullahi, nga detyra. Në fillim të seancës, publiku u përjashtua me arsyetimin se do të diskutohej për pjesë të dokumenteve që janë pjesë e hetimit të zhvilluar kundër prokurorit të Shkupit. Arsyet për këtë vendim shumicë nuk u bënë të ditura as pas përfundimit të seancës.

Vendimi për pezullimin e prokurorit të lartë erdhi pasi Prokuroria e Shtipit hapi një hetim dhe e akuzon atë për keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës dhe për keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar.

Hajrullahi beson se si hetimi kundër tij, ashtu edhe pezullimi, janë vazhdim i presionit nga Kocevski, i cili, sipas tij, dëshiron ta largojë dhe ta frikësojë, si dhe të ndikojë në çështjet që trajton Prokuroria e Lartë.