Mustafa: Albin Kurtin e kam pasur bashkëlu*ftëtarë, ka qenë pjesëtarë i UÇK-së me detyra të veçanta

Ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, Rrustem Mustafa – Remi, ka thënë se kryeministrin e Kosovës e ka pasur bashkëlu*ftëtarë dhe se është takuar me të disa herë nëpër vende të ndryshme në Kosovë.
I pyetur për deklaratën e Kurtit pas darkës së para dita ditëve në Bruksel, ku tha se Ballkani Perëndimor duhet ta pastrojë skenën politike nga kr*iminelët e lu*ftës, Mustafa u shpreh se Kurti po flet ashtu siç e di problemin, që në vendin tonë nuk ka pasur kr*ime lu*fte nga UÇK-ja.

“Po flet ashtu si e njeh ai problemin, ai e njeh problemin që në vendin tonë nuk ka pasur kr*ime lu*fte nga UÇK-ja. Unë Albin Kurtin e kam pasur bashkëlu*ftëtar, këtu në vendin tonë. Shumë njerëz kanë kryer punë në Prishtinë, UÇK-ja ka qenë e madhe. Me Albin Kurtin jam takuar edhe në vendet tjera edhe në shtabe e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, u shpreh Mustafa.

Po ashtu, Mustafa u shpreh se “e kam pasur bashkëlu*ftëtarë sepse ka qenë pjesëtarë i UÇK-së”.
“Ai ka qenë me detyra të veçanta në Drejtorinë Politike. Por, kemi pasur kontakte gjithëpërfshirëse. Gjatë kohës sa ishte pjesë e zyrës së Adem Demaçi. Si pjesëtarë i UÇK-së, është nga dita që ka qenë këshilltar i Adem Demaçit”, deklaroi ai.

Mustafa u shpreh se në pozitën e Kurtit, nuk do të guxonte të dilte kundër lu*ftës për liri, me interpretimet që i janë mveshur deklaratave të tij.
“E kam vështirë me fol për z.Kurtin, nëse kisha me qenë në pozitën e Kurtit, nuk kisha guxu me dal kundër lu*ftës për liri dhe me interpretimet që iu kanë mvesh deklaratave të tij. Personalisht është vështirë me fol për të. Unë nuk kisha me guxu të jem kundër vendit të tij. Z.Kurti me deklaratën e tij ka precizuar kr*imet e lu*ftës”, tha Mustafa në T7.