Deputetja e PDK-së Ganimete Musliu ditën e sotme e ka nis me një porosi për të gjitha gratë e Kosovës. Ajo thotë që të mos u vetknaquni me nga një lule apo një limonadë, por kërkoni që të drejtat tuaja të mbrohen me ligje e vendime.
Postimi i plotë:
Sot ditën do ta nisi me një porosi për të gjitha gratë e Kosovës.
Temat politika gjinore po përdoren e po keqpërdoren sipas nevojave politike.
Shpeshëherë flitet për përparimin e gjinisë femërore kurse unë them se jemi ende shumë shumë larg një përparimi të mirëfilltë. Apo ma thoni të nderuar se bëhët fjalë për një përparim kur kushti kryesor për tu punësuar është pamja fizike. A është ky mesazhi që jemi duke ua percjellur gjeneratave të reja që ato para se të synojnë një pozitë duhet të futen njëherë nëpër 100 skallpera?
A duhet që një grua nga zonat rurale nëpër spitalet e qytetve kryesore në Kosovë të trajtohet si një qenie e dorës së dytë vetëm se ndoshta nuk i din huqet e shehrit dhe marifetet e urbanizmit? Një vajzë nga fshati që vije për të studiuar në Prishtinë qysh në start ballafaqohet me paragjykimet të cilat pikërisht kësaj kauze po ja bënë mediatizimi i disa kokave të cilat sikur janë mpirë nga Peroksidi i hidrogjenit, i trupave të mpirë nga operacionet plastike dhe nga mbajtja me tangërllëk e çantave mijëra eurosh.
Të dashura gra, në shekullin 21 ne jemi duke folur për mirëqenien e grave. Për 20 vjet ne edhe pozitën e gruas por edhe mirëqenien e saj e kemi degraduar në një farsë boshe. Gra, vajza, nëna e motra mos u bëni statiste te selfive e mos u vetknaqni me nga një lule apo një limonadë në takimet e shumfishta që nuk sjellin asnjë produkt. Të drejtat tuaja kërkoni të mbrohen me ligje e vendime. Thuani stop keqpordorimit tuaj nga kush do qoftë! Asgje nuk ka filluar me ne dhe asgjë nuk do të përfundoj me ne.