Musliu: Kemi ende shanse për ta kaluar grupin


Mbrojtësi Visar Musliu pas përfundimit të takimit me Austrinë, ka deklaruar se edhe përkundër disfatës së pësuar, Maqedonia e Veriut ka shanse për të kaluar grupin.

“Kemi ende shanse për ta kaluar grupin, duhet të rehabilitohemi sa më parë. Të jemi në formën fizike më të mirë dhe të analizojmë cilat janë anët e dobëta të Ukrainës. Me më tepër koncentrim do të mund të arrijmë rezultat më të mirë”, tha ai.

Musliu tha se nëse Maqedonia e Veriut do t’i kishte shfrytëzuar mundësitë që i ka pasur në fillim, rezultati do të ishte ndryshe.