Musliu: “Dorëheqja e Zaevit ishte e nxituar”


Zaev ka qenë ai që ka bërë koalicionin mes LSDM-së dhe BDI-së dhe ai është qendra e atij koalicioni, kështu që varësisht se si do të shkojnë gjërat në raport me Bullgarinë, mendoj se askush nuk duhet t’i thotë të qëndrojë sepse mund të nevojitet që ai të qëndrojë, thotë analisti politik Albert Musliu për “Utrinski Brifing”.

“Mendoj se Zaev kur deklaroi dorëheqjen tha se nuk do të lërë përmbytje, por po përpiqet t’i stabilizojë gjërat si në parti ashtu edhe në qeveri, por qëndrimi i tij, siç thuhet deri në mars, nuk nënkupton sjellje të papërgjegjshme nga ana e partisë së tij”, thotë Musliu.

Ai shtoi se vendimi për dorëheqje ishte i nxituar.

“Erdogan humbi edhe Stambollin, por nuk dha dorëheqjen”, tha Musliu.