Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, e ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për shkarkimin e Bordit të Agjencisë së Kosovës për Privatizim.
“Hajna, hajna, hajna, qytetarët jonë lodhur. Fol konkretisht”.
“Po përmend për shitjen e fabrikave. Ky bord që po e shkarkon. Ju e dini që nga marsi i vitit 2020 këta e kanë çdo aktivitet nga Qeveria Kurti. Pyetja është shumë e thjeshtë. Për neve si deputet dhe Bordin në fjalë. Për çka e bën përgjegjës këtë bord? për cilat shitje, privatizim, për çfarë hajnie?”.