Pronari i rrjetit social X (ish Twitter) dhe themeluesi i SpaceX, Elon Musk, tha se Starlink do të mundësojë internet për organizatat humanitare të njohura ndërkombëtarisht në Gaza.
Këtë informacion Musk e ka bërë të ditur përmes profilit të tij në këtë rrjet social.
Më herët, kompania Palestineze e Telekomunikacionit, e cila ofron shërbime celulare në Rripin e Gazës, njoftoi se për shkak të bombardimeve intensive, ka pasur një ndërprerje të plotë të shërbimeve të telekomunikacionit.
Në fillim të agresionit rus kundër Ukrainës, Musk u siguroi ukrainasve një lidhje interneti përmes satelitit Starlink të SpaceX.