Musk flet për marrëveshjen 44 miliardëshe: “Dua ta bëj Twitterin më të mirë se kurrë”


Elon Musk ka bërë marrëveshje 44 miliardë dollarëshe për blerjen e Twitterit. Ai duke folur në lidhje me këtë, u shpreh se Twitteri është një “shesh” debatesh.
“Fjala e lirë është baza e një demokracie funksionale dhe Tëitter është sheshi dixhital i qytetit ku çështjet jetike për të ardhmen e njerëzimit janë debatet”. Tutje, ai tha se do ta bëjë Twitter më të mirë se kurrë.

“Unë dua ta bëj Tëitterin më të mirë se kurrë duke përmirësuar produktin me veçori të reja, duke i bërë algoritmet me burim të hapur për të rritur besimin. Twitter ka potencial të jashtëzakonshëm, mezi pres të punoj me kompaninë dhe komuniteti i përdoruesve për ta zhbllokuar atë”, u shpreh ai.