Musk dëshiron që Trump të kthehet në Twitter: “Gabim ta hiqni”

Ish-presidenti amerikan është i vendosur të përdorë rrjetin e tij social Truth SocialShefi ekzekutiv i Tesla, Elon Musk planifikon të rikthejë ish-presidentin amerikan Donald Trump sërish në Twitter. Musk i bëri këto deklarata në një ngjarje të “Financial Times” për të ardhmen e industrisë së automobilave. Twitter hoqi përgjithmonë Trump nga platforma në Janar 2021 pas trazirave të 6 Janarit në Capitol Hill. Kompania shpjegoi se u detyrua të merrte këtë vendim për shkak të “rrezikut e nxitjes së mëtejshme të dhunës”.

“Ishte moralisht e gabuar dhe krejtësisht një marrëzi të bllokohej llogaria e ish-presidentit amerikan Donald Trump në Twitter”, është shprehur ai.Trump në atë kohë kishte më shumë se 80 milionë ndjekës në Twitter, një rrjet social që ai përdorte çdo ditë për të komunikuar çdo vendim apo opinion të tij.Kur Musk njoftoi interesin e tij për blerjen e Twitter në javët e fundit, ai foli disa herë për lirinë e shprehjes. Dhe atëherë lindën shumë dyshime për të ardhmen e llogarisë së Trump.

A do të rikthehej sërish Donald Trump në Twitter? Por mesa duket ish-kreu i Shtëpisë së Bardhë duket i vendosur të përdorë aplikacionin e tij të mediave sociale të quajtur Truth Social, i cili u lançua në fund të Shkurtit.Klan News