Mushkolaj: Të gjithë ta përkrahim futbollistin serb, ai nuk ka bërë krim që zgjodhi Kosovën

Analisti Imer Mushkolaj, ka kërkuar që futbollisti i ri serb Ilija Ivic, të përkrahet dhe të mbështet nga të gjithë.
Mushkolaj tha se Ivic është një i ri i cili ka lindur dhe po jeton në Kosovë, sipas tij ai nuk ka bërë kurrfarë krimi pse ka zgjedhur të luan për Fc Flamurtarin dhe Kombëtaren e Kosovës U19.

Sipas tij Ivicin duhet të përkrahim të gjithë pasi nuk e ka lehtë të ballafaqohet me mëndesinë primitive të atyre që linçojnë dhe i hakmerren familjes së tij.
Analisti Mushkolaj ka kërkuar mbështetje të madhe për futbollistin e ri serb i cili ka zgjedhur Kosovën.

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=2699870233430677&id=100002231801764