Musa Musai: Koronofobia

Vërtetë që këto ditë pamë se qenia njeri sa shpejtë i prish ekuilibrat e jetesës dhe normalitetit (situata me blerjet në markete në mënyrë të pakontrolluar në mbarë botën). Por në esencë duhet kuptuar se ndjenja e frikës e bënë ate që të alarmohet në nivele të pakuptimta. Dijmë edhe faktin se në gjendje stresuese, frike dhe paniku vet organizmi kalon në një gjendje pasigurie e tmerri dhe shfaq sjellje frike të pamasshme. Ajo që mund ta qetësoi njeriun në situata të jashtëzakonshme janë informacionet e duhura, të drejta dhe të verifikuara.

Andaj gjithë ne, me idenë për të kontrolluar frikën dhe panikun nuk ka nevojë që çdo një lajm me tituj bombastikë të na tmerroj ose të na jap shpresë të rrejshme. Situata është ajo që duket në realitet, ne të gjithë duhet t’i kontribuojmë respektimit të rregullave të parapara për mbrojtje nga rreziku i koronavirusit. Them se kjo disciplinë është ajo për të cilën kemi nevojë më së shumti në këto momente, t’i shpeshtojmë edhe lutjet dhe devocionin tonë duke përcjellë energji pozitive dhe motivuese.

Njerëzit përmes, masave preventive, respektimit të rregullave të parapara për mbrojtjen e shëndetit personal dhe atij shoqërorë, vetkontrollit dhe disciplinës jetësore mund të tejkalojnë çdo sprovë dhe vështirësi në jetë.

Shembulli dhe modeli më i mirë për këtë janë Tajvani dhe Korea e Jugut. Tajvani edhe më efikas në mbrojtjen e popullatës dhe tejkalimin e kësaj sprove, nëse nuk gaboj kanë pasur vetëm afër 60 raste të infektuar me koronavirus. Por edhe rasti i Koresë së Jugut është shpresdhënës, edhe tek ata deri para një jave numri i njerëzve të infektuar ishte shumë i afërt me rastet që kishte Italia, por tani vërejmë se tek ata numri i të infektuarve me koronavirus është stopuar tek shifra përafërsisht 8.500 raste. Gjë që dëshmon se kujdesi, masat parandaluese, respektimi i rregullave për mbrojtje nga koronavirusi japin mundësinë që kjo situat të tejkalohet me më pak raste të infektuar.

Jam shumë i vetëdijshëm rrerth zhvillimit dhe kushteve jetësore që kanë ata, por megjithatë me kujdes dhe vullnet të vendosur edhe shumë shoqëri në botë mund të bëjnë më shumë në mbrojtjen e popullatës nga infektimi i mundshëm.

#kujdesgjithsesi
#lutjedhedevotshmëri
#panikjo