Murtezani: Kemi humbur 79 mln euro nga mos shfrytëzimi i fondeve IPA

Pasqyra e shfrytëzimit të fondeve IPA tregon se nga 302.4 milionë euro në dispozicion, deri në fund të vitit 2023 janë lidhur 58 kontrata në vlerë prej 109.1 milionë euro. Ky është shfrytëzim prej vetëm 34%, deklaroi ministri i Çështjeve Europiane Orhan Murtezani. Kjo, theksoi ai, reflekton një problem më të gjerë të joefikasitetit që rezulton në humbjen e mjeteve të konsiderueshme.

ORHAN MURTEZANI, MINISTËR I ÇËSHTJEVE EUROPIANE

“Si ilustrim në kuadër të këtyre projekteve janë projektet infrastrukturore, seksioni rrugor Drenovë-Gradsko,seksioni hekurudhor Kriva Pallankë kufiri me Bullgarinë, impiantet për trajtimin e ujrave të zeza në Tetovë dhe Manastir, rrjeti i kanalizimit në Kërçovë dhe shumë projekta të tjera. Megjithatë shkalla e e absorbimit është e pamjaftueshme me vetëm 34 % të fondeve në dispozicion të mbuluara nga kontratat e nënshkruara dhe vetëm 22 % të fondeve të paguara”.

Murtezani tha se në fund të vitit 2022 dhe 2023 vendi ka humbur 79 milionë euro dhe se vlerësimet janë se deri në fund të vitit 2024 ekziston rreziku i humbjes së 43 milionë eurove shtesë nga IPA 2. Sipas tij, shkak për shfrytëzimin e dobët dhe joefikas të mjeteve është kuadri i pamjaftueshëm.

ORHAN MURTEZANI, MINISTËR I ÇËSHTJEVE EUROPIANE

Për t’u ballafaquar me këto sfida po ndërmarrim masat e mëposthme strategjike: përforcimi I IPA kapaciteteve përmes punësimeve të reja. Nevojë urgjente për plotësim në IPA strukturë duke i dhënë prioritet punësimeve në institucionet përkatëse nacionale. Politika për mbajtjen e stafit të IPA strukturës, variacioni lartë i profesionistëve të trajnuar të IPA-s shpesh tërheqen nga sektori privat, kjo krijon shqetësim serioz. Qëllimi ynë është të krijojmë kornizë të qartë për zhvillimin e karierës dhe mbajtjen e stafit Brenda IPA struktures”.

Murtezani bëri të ditur se do të vizitojë institucionet për të shqyrtuar mundësinë e trajnimit dhe ridrejtimit të kuadrove, por mbetet i përkushtuar se është e nevojshme të forcohet punësimi, jo vetëm në ministri por edhe në komuna.