I pyetur se me cilat resorë do të udhëheqë Alternativa, si pjesë e ekzekutivit, zëdhënësi i kësaj partie Orhan Murtezani refuzoi të përgjigjet konkretisht, duke thënë se nuk ka kompetenca dhe se detajet do t’i jep gjatë ditës së nesërme lideri i partisë, Afrim Gashi, . Murtezani tha se Alternativa do të merr përgjegjësi në sferën e shëndetësisë, luftës kundër korrupsionit dhe energjetikës.
“Ne do të marrim përgjegjësi me rëndësi në resorin e shëndetësisë, luftës kundër krimit dhe korrupsionit, energjetikës, organizimit të mërgatës por edhe arsimit, kulturës dhe ngritjes të cilësisë së jetës së qytetarëve duke e ndihmuar jetën ekonomike të të gjithë qytetarëve të vendit”, theksoi mes tjerash Murtezani.