Murseli: “ Qëndrimi i kreut të ASH-së për të lidhur koalicion parazgjedhor me opozitën shqiptare, është qëndrim personal i tij”


Vullnet Murseli:

Qëndrimi i kreut të ASH-së për të lidhur koalicion parazgjedhor me opozitën shqiptare, është qëndrim personal i tij (si që e ka thënë dhe vet z. Taravari në postimin e tij), por ky qëndrim nuk është dërguar përpara Kuvendit Qendror ndërkohë që propozimi i dhënë që Aleanca për Shqiptarët të garojë e vetme në zgjedhjet e ardhshme është propozimi i vetëm që ka kaluar në kryesi. Vendimmarrja e anëtarësisë së partisë është thelbi i demokracisë partiake. Çfarëdo vendimi i njëanshëm i kreut të partisë apo kujtdoqoftë tjetër në momente kaq të rëndësishme e vendimtare shpie vetëm në përçarje të mëtejshme, përçarje që e çojnë ujin në mullirin e armikut.
S’do mend që të gjithë duan ndryshimin edhe atë për një kohë më të gjatë, por kush mund të jep garanca të fuqishme që nuk do tradhëtohemi përsëri nga ata që kanë tradhëtuar saherë që ju ka rënë luga në mjaltë, dhe këtë nuk mund ta garantojë askush.
Bëj thirrje për të respektuar organet e partisë në vendimmarrje dhe që askush mos nxitohet për të lidhur miqësi me ata që na e kanë ngulur thikën pas shpine dhe nuk pritojnë ta bëjnë përsëri.

Vullnet Murseli