Murseli: “Në Tetovë është bërë krim urbanistik”

Kandidati për kryetar të Tetovës, nga koalicioni ASH/Alternativa, Vullnet Murseli, në “Rruga Drejt”, ka folur në lidhje me ndërtimet pa leje dhe kaosin urbanistik në këtë komunë.

Ai ka thënë se në Tetovë është bër krim urbanistik, derisa ka shtuar se komuna ka qenë e interesuar për ryshfetin e jo për cilësinë e jetës, shkruan Alsat.

“Në Tetovë është bërë krim urbanistik. Kanë ndërtuar pa leje sepse komuna ka qenë e interesuar për ryshfetin, s’ka qenë e interesuar për cilësinë e jetës. Ka komplet lagje që janë ndërtuar pa leje, sidomos këto 12 vitet e fundit. Këto janë lejuar për interes të ulët. Ne kemi synim projektimin e planit gjeneral urbanistik, ku parashihet rregullimi i cdo vendi në Tetovë, ku ka nevojë”, ka theksuar Murseli.